Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur gatishmërinë për t’i takuar krerët e partive politike parlamentare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar për krijimin e institucioneve.
Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që një takim të organizojë Presidentja Osmani, në një përgjigje për TV Klan, zyra e kabinetit të Presidentes ka thënë se janë duke shikuar për të gjetur një datë që është e përshtatshme për të gjitha partitë politike parlamentare.
“Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Kupina.
PDK erdhi me idenë për këtë takim pas një mbledhje të kryesisë një ditë pasi LDK u kishte bërë ftesë partive politike për takime për një qeveri transicionale.
Për qeverinë e tranzicionit thanë se si LDK e kanë propozuar vetëm me qëllim të daljes nga ngërçi politik.
Të premten është përpjekja e 13 për konstituimin e Kuvendit derisa po bëhen tre muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe Kosova ende nuk ka formuar institucionet pasi partia e parë nuk ka arritur ende t’i sigurojë votat e mjaftueshme.
Tv Klan