Dimri përpara mund të jetë më i vështiri i Europës që nga vitit 1942. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa po fliste këtë të premte gjatë një konference për gazetarët.

“Tek shtresat më të dobëta që i mbrojtëm në fazën e parë do të riangazhohemi në momentin që do të dalin, ashtu siç duhet llogaritë. Është një dimër i tërë përpara që mund të jetë dimri më i vështirë i Europës që nga viti 1942 sa për dijeni”.

Më tej kryeministri theksoi se po bëhet një tjetër plan ndihme për fermerët dhe transportin publik. Po ashtu, ai u shpreh se do të shikohet në vijimësi situata sektorit energjetik, ku këshilloi që të ruhet sa më shumë energjia.

“Ne ndërkohë kemi vazhduar me fermerët po bëjmë një tjetër plan për transportin publik se aty janë ata që preken më shumë. Do të shikojmë si do të ecin gjërat me energjinë. Nëse do të jetë një vit po aq i thashë sa tre vitet e fundit, ne do të shpenzojmë shumë për të mbajtur çmimin që nëna jote të mos tmerrohet kur ndez dritën. Aty pastaj preket diçka që është kocka. Këshillimi ynë bazë është të ruajmë energjinë. Shikojeni inflacionin në rajon. Shikojeni sa e kanë vendet e tjera, sa e kemi ne. Për shkak të energjisë. Po të rritet aty, ndikimi është shumë e rëndë. Për ta mbajtur do të na duhet një sforco kolasale nëse viti do të jetë i thatë”. /tvklan.al