Pas një krize të mundshme ushqimore që do të godasë globin shkak i situatës së pandemisë. Në shtetin e Koresw së Veriut po ndodh një ngjarje e pazakontë, vendi është futur në një kolaps të plotw të ushqimit, ndaj dhe regjimi ka urdhëruar qytetarët që të dorëzojnë kafshët e tyre shtëpiake.

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shpreh se qentë e zbutur janë një simbol i prishje së kapitalizmit. Ai urdhëroi që të gjitha kafshët shtëpiake të banorëve në Pyongyang do të konfiskohen nga autoritetet vendase.

Sipas raporteve nga botime të ndryshme ndërkombëtare, pronarët kanë frikë se miqtë e tyre me katër këmbë do të përdoren për të zgjidhur krizën ushqimore me të cilën vendi po përballet me sanksione të ashpra vitet e fundit për programet e zhvillimit të luftës.

Drejtuesit e regjimit thanë në muajin Korrik se mbajtja e një kafshe shtëpiake do të bëhet e paligjshme, pasi të kesh një qen në shtëpi do të përfaqësonte një prirje të njollosur të ideologjisë borgjeze

“Autoritetet kanë identifikuar familjet që kanë qen në banesë  dhe po i detyrojnë ata të heqin dorë, duke konfiskuar me forcë kafshët e tyre dhe më pas duke i vrarë ata”, u shpreh një person gazetës koreano-jugore, Kosun Ilbo.

Mishi i qenve konsiderohet një delikatesë në të gjithë gadishullin Kore, me një milion që edukohet akoma vetëm në Republikën e Koresë së Jugut. Më pak informacione vijnë nga Republika Popullore fqinje e Koresë së Veriut, ku shumë restorante në kryeqytetin Pyongyang shërbejnë për klientët mishin e qenve.

Pas konfiskimit të kafshëve shtëpiake nga autoritetet lokale pritet që ato do të përfundojnë në kuzhinat e restoranteve të kryeqytetit.

Klan Plus