Me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë në takimin ministerial “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, që do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara, sot më 18 maj.

Takimi vjen në kontekstin e krizës së tanishme të sigurisë ushqimore, që është përkeqësuar, duke filluar me përhapjen e Covid-19 dhe duke u thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Një ditë më pas, e enjte 19 maj 2022, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Konflikti dhe Siguria Ushqimore”, i cili do të kryesohet nga Sekretari amerikan Blinken, në cilësinë e Presidentit të KS për muajin Maj 2022.

Pas SHBA, presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin Qershor 2022 do e mbajë Shqipëria./tvklan.al