Parisi: Marrëveshja Aukus ishte “tradhti”

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës po përjetojnë një moment krize për të parën herë në histori. Shkak për këtë është marrëveshja “Aukus” që Uashingtoni nënshkroi me Londrën dhe Kanberrën për dërgimin në Australi të teknologjisë për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore, teksa ky vend përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Kina, që rrezikon interesat e aleatëve në zonën e Indo-Paqësore.

Pakti i vitit 1997 ishte që nëndetëset në ndihmë të Australisë, të prodhoheshin në Francë. Por kryeministri australian Scot Morrison tha se marrëveshja e nënshkruar këtë javë e bën më efektiv planin e mbrojtjes nga këto kërcënime përmes nëndetëseve bërthamore.

Megjithatë, ministri i Jashtëm francez tha se prishja e njëanshme e marrëveshjes, ishte një akt tradhtie i paprecedentë nga aleatët dhe për këtë arsye Parisi tërhoqi për konsultime ambasadorin nga Uashingtoni. Ndërsa për Britaninë e Madhe tha se nuk ishte nevoja e tërheqjes pasi ky vend shquhet për oportunizëm.

Tv Klan