Kroacia ka rihapur kufijtë me disa shtete, duke përfshirë këtu ato tregje turistike që janë kyçe për turizmin e vendit si Austria, Gjermania dhe Republika Çeke.

Megjithatë çdo vizitor duhet që të tregojë një test negativ për Covid-19 nëse do që të hyjë në vend. Kroacia numëron rreth 100 viktima nga koronavirusi dhe iu përgjigj me shpejtësi shpërthimit të sëmundjes.

“Instituti i Shëndetit Publik publikoi udhëzime, madje përpara se në vend të vitin autobusë me turistë nga Wuhan-i”, shkruan BBC.

Megjithatë pandemia ka goditur rëndë turizmin, që është një prej sektorëve jetësore për Kroacinë. Qeveria është shprehur se ka në prioritet shpëtimin e sezonit veror.

Në Kroaci do të lejohen të hyjnë nga kjo e premte njerëzit nga Hungaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Gjermania./tvklan.al