Kroacia u rëndit e treta në Botërorin e 1998, pasi Franca i eliminoi nga gara. Pas 20 vitesh skuadra e drejtuar nga Zlatko Daliç ka mundësinë e revanshit.

Në finale do të luajnë pikërisht me përfaqësuesen franceze, që trajner ka kapitenin e dikurshëm, Didier Deschamps. Asokohe u përball me brezin e artë të Kroacisë që kishte pak vite që ishte pranuar nga FIFA. Por ekipi me kapiten Luka Modriç po i kalon parashikimet dhe mund të bëjë mrekullinë të dielën në Luzhniki të Moskës. Franca nuk njeh humbje me Kroacinë në ndeshjet e mëparshme, por dy sfidat e fundit janë mbyllur në barazim.

Te francezët janë ndërthurur lojtarë me përvojë dhe të rinj që kanë bindur në këtë botëror. Gjithsesi finalja e këtij botërori do të jetë një tjetër histori pasi këto përfaqësuese nuk luajnë me njëra – tjetrën prej 7 vitesh.

Tv Klan