Kroacia mundi Spanjën me rezultatin 3 – 2, duke ndezur shpresat për të qenë në krye të Grupit të saj në Ligën e Kombeve.

Sfida e luajtur të enjten në Zagreb u vendos e në pjesën e dytë ku u shënuan të gjithë golat.

Kroatët arritën fitoren vetëm në kohën shtesë.

Ky rezultat bën që vendi i parë të vendoset vetëm pas takimit të fundit mes Anglisë dhe Kroacisë që do të luhet të dielën në Londër.

Tv Klan