Kroacia është në gjysmëfinalet e botërorit. Një objektiv që priti 20 vite për tu përsëritur. Përfaqësuesja ballkanase eliminoi Rusinë vendase pas penalltive dhe tani ka përballë Anglinë. Trajneri Zlatko Daliç një dekadë më parë drejtonte Dinamon e Tiranës. Synimi i tij është të shkojë më larg se brezi i artë i viteve 90’.

“Ne kemi ende forca për të luajtur ndaj Anglisë. Ne nuk duam të ndalemi këtu. Do të përpiqemi që të bëjmë më të mirën. Kemi edhe dy ndehsje për të luajtur”, Zlatko Daliç, trajner i Kroacisë.

 

Një kualifikim që bëri tifozë të gjithë kroatët, madje edhe presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ajo u shfaq në tribunë me fanellën e Kroacisë dhe në fund festoi sëbashku me futbollistët.

 

Në rrugët dhe sheshet e Zagrebit shpërtheu festa me shpresën që Kroacia të bëjë mrekullinë në këtë botëror.

Tv Klan