Kroacia përparon në fazën tjetër të botërorit me fitoren 3 – 0 me Argjentinën të enjten, në Nizhni Novgorod. Si sukses i ekipit ballkanas dhe një tjetër dështim për Argjentinën e Lionel Messi që rrezikon eliminimin nga turneu, pasi ka vetëm 1 pikë në dy ndeshje.

Kroatët u treguan më të saktë duke realizuar golat në pjesën e dytë. Fillimisht Rebiç shfrytëzoi një gabim të portierit Caballero dhe më pas Modriç e Rakitiç mbyllën llogaritë.

Franca është skuadra e tjetër që kualifikohet në fazën pasardhëse të botërorit. Fitorja 1 – 0 me Perunë në takimin e luajtur sot në Ekaterinburg u vendos me golin e Mbappe në pjesën e parë. Franca është e para në Grupin C me pikë të plota, ndërsa Peruja renditet e fundit pa asnjë pikë duke u eliminuar kështu nga aktiviteti.

Danimarka barazoi 1 – 1 me Australinë në Samara në sfidën e dytë të fazës së grupeve të botërorit. Fillimisht shënuan danezët me Eriksen pas 7 minutave lojë, por australianët realizuan para pushimit mes dy pjesëve. Jedinak ktheu në gol penalltinë e vendosur me ndihmën e sistemit VAR.

Ky rezultat favorizon Danimarkën që është më pranë turit tjetër, ndërsa përballjen e fundit do ta ketë me Francën.

Tv Klan