Pas Vlorës, korçera “Mv Hamburg” me 270 pasagjerë nga Franca Belgjika e Gjermania mbërriti në Durrës. Kjo është anija e parë turistike për këtë vit që ndalon në portin e qytetit bregdetar dhe shënon hapjen e zyrtare të sezonit të kroçerave.
“Kemi ardhur nga Pireu dhe në bord kemi pasagjerë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera. Ndaluam më parë në Sarandë dhe Vlorë dhe më pas do të udhëtojmë drejt Malit të Zi, në portin e Kotorrit. Fatmirësisht koha është shumë e mirë dhe pasagjerët janë mjaft të kënaqur. Ata e pëlqejnë udhëtimin në portet e Mesdheut. Ndalesa e fundit do të jetë Venecia”, tha Igor Gaber, kapiteni i kroçeres.
Ky sezon i ri i kroçerave do të sjellë në Durrës 3 linja të reja të anijeve luksoze turistike, që e përfshijnë për herë në parë në itinerarin e tyre portin më të madh në vend. Këtë vit pritet që nga prilli e deri në tetor në Durrës të ankorohen rreth 20 kroçera turistike.
“E reja e këtij sezoni turistik është që janë futur 3 linja të reja kroçerash si Oceania, Emerald Azzurra etj, të cilat kanë zgjedhur Durrësin si portin kryesor të Shqipërisë për të vizituar. Kroçera “Hamburg” ka qenë dhe herë të tjera në portin e Durrësit. Këtë herë ka zgjedhur t’i vizitojë të 3 portet e vendit tonë”, tha Tauland Allka, kapiteni i Portit të Durrësit.
Gjatë vitit 2024, janë ankoruar gjithsej 19 kroçera dhe veliera të madhësive të ndryshme, ndërsa qyteti bregdetar ka mirëpritur edhe 424 jahte me turistë nga mbi 40 vende të botës.
Tv Klan