Një kroçere me turistë në bord është përplasur me një anije mëngjesin e së dielës rreth orës 8:30 në kanalin Giudecca në Venecia, raportojnë mediat italiane. Kroçeria 275m e gjatë ka një kapacitet prej 2.679 pasagjerësh.

Pamje dramatike tregon dhjetëra turistë që vrapojnë.

Katër persona morën lëndime, por vetëm dy prej tyre u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Lidhur me ngjarjen e cila për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda është duke u zhvilluar një hetim për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht. Paraprakisht është thënë se ka pasur një problem në motorin në anijen gjigante e quajtur MSC Opera, por asnjë gjë nuk është zyrtare.

Rrymat ujore e bënë të pamundur që kroçera të ndalej, duke goditur kështu anijen.

Autoritetet vendase kanë ngritur edhe më herët shqetësimin se moli ku ndodhi përplasja nuk është i përshtatshëm për ankorimin e kroçerave të mëdha turistike. Venecia është një vend i jashtëzakonshëm për turistët dhe anijet turistike, sidomos gjatë sezonit turistik të verës./tvklan.al