Pas thatësirës së madhe dhe temperaturave të larta, Australia është përfshirë nga përmbytjet. Autoritetet në Townsville kanë paralajmëruar banorët që të ruhen dhe të bëjnë kujdes nga krokodilët dhe gjarpërinjtë që kanë dalë në zonat e përmbytura.

“Krokodilët mund të shihen duke kaluar në rrugë, mund të shfaqen në vende të pazakonta si digat e fermave apo në gropa më ujë. Po kështu edhe gjarpërinjtë mund të shfaqen papritur”

, tha ministri i Mjedisit Leeanne Enoch.

Banorët vendas kanë publikuar në rrjete sociale fotografi të krokodilëve të cilët kanë dalë nëpër rrugë dhe të tjerë duke u ngjitur nëpër pemë.

Më shumë se 1100 persona janë evakuuar nga qyteti për shkak të këtyre përmbytjeve. Sipas meteorologëve, reshjet më të mëdha të shiut priten ditët në vijim. Më shumë se 2 mijë banesa rrezikohen që të përmbyten. Ekipet e emergjencës kanë përdorur mjete lundruese dhe helikopterë për të zhvendosur banorët e bllokuar.

/tvklan.al