Largimi i Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë nuk u përtyp mirë sidomos pas akuzave të tij për racizëm.

Mbi këtë temë ka folur për herë të parë mesfushori Toni Kroos. Gjatë një interviste për gazetën “Bild” ai mohoi që lojtarët të jenë diskriminuar për shkak të origjinës.

“Ozil meritonte një lamtumirë më të mirë nga përfaqësuesja. e njoh prej vitesh dhe është një njeri i mirë, por besoj se edhe ai e di mirë që racizmi nuk ekziston në përfaqësuesen gjermane dhe federatën e futbollit. Përkundrazi, të gjithë ne, duke nisur nga vetë Ozil, i përkushtohemi prej vitesh integrimit të lojtarëve”

– tha Kroos.

Futbollisti i Gjermanisë dhe Real Madrid tha se Mesut Ozil humbi një mundësi që të sqaronte foton me Erdoganin, pasi kishte mbështetjen e lojtarëve dhe stafit teknik.

Tv Klan