Bllokohet ndërtimi i qëndrës së biznesit “Veve Group”. Projekti i kësaj qendre është miratuar 4 herë rresht nga urbanistika e rrethit, por KRT-ja nuk është e bindur për këtë ndërtim,i parashikuar të ngrihet në vendin ku ka qënë busti i ish- diktatorit Enver Hoxha. Edhe pse toka është blerë nga “Veve” rreth 5 vite më parë, asaj akoma nuk i lejohet ndërtimi i pronës.  Në mbledhjen e saj të fundit KRT-ja e rrethit ka lejuar në parim fillimin e ndërtimeve duke i sygjeruar disa ndryshime përsa i përket strukturës së ndërtesës gjigande. Ndonëse ndryshimet e kërkuara janë bërë nga akritektët e “Veves”-s, KRT-ja përsëri nuk lejon fillimet e punimeve.  Ndërtimi i kësaj qendre biznesi jo vetëm që do të ndihmonte mjaft specialistët përkatës, por do të zbukuronte dhe pamjen e vjetërsuar të sheshit “Skënderbej”.

Pamje nga qendra e biznesit “VEVE Group”, pamje qendra e Tiranës/tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj