Këshilli i Rregullimit të Territorit së Bashkisë së Tiranës mbron kioskat në qëndër të kryeqytetit. Në mbledhjen më të fundit të KRT-së së Tiranës përsëri nuk është vendosur për ndërtimin apo jo të Veve Center, ndërtimit 11 katësh në vendin ku sot lulëzojnë disa dhjetëra kioska. Është e treta herë që KRT-ja e Tiranës nuk reagon fare në dhënien e lejes së ndërtimit të kësaj godine që përveçse do të ndihmonte biznesmenët, do të hijeshonte dhe pamjen e parkut të varfës të qëndrës së kryeqytetit.

Anëtarët e KRT-së së Bashkisë së Tiranës për të mbrojtur interesat e tyre personale që mund të kenë me kioskat e ndërtuara aty, nuk pranojnë ndërtimin e qëndres së biznesit. Kundërshtimi i tyre duket absurd dhe i pashpjegueshëm në një kohë kur urbanistika e rrethit e ka miratuar ndërtimin e godinës.

Arsyeja që japin anëtarët e KRT-së për pengimin e ndërtimit është sa absurde dhe qesharake. Ata janë shfajësuar me fjalinë “Nuk ka ardhur koha për të diskutuar”. Me aktin e tyre më të fundit Bashkia dhe KRT-ja ka dalë komplet hapur në mbështetje të kioskave./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj