Policia ka zbardhur shpërthimin me tritol të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 Gushtit në fshatin Nikël të Krujës.

Pas hetimeve të kryera nga uniformat blu, u identifikua dhe arrestua 23-vjeçari me iniciale L.C., si person i dyshuar për vendosjen e tritolit në parukerinë e pronares me iniciale R.Sh. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Shkaqet janë të paqarta, teksa hetimet për këtë ngjarje po vijojnë. 23-vjeçari akuzohet për “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit”. /tvklan.al