Sekuestrohen 2 mijë rrënjë bimë narkotike

11 persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kultivonin kanabis në zonën e Krujës. Policia lokale në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë organizuan dy operacione duke asgjësuar rreth 2000 rrënjë kanabis.

Lënda narkotike kultivohej në zonën e pyllëzuar të fshatrave Brret, Mal Brret,  Picrragë dhe Borizanw  të Krujës dhe është asgjësuar nga policia në periudha të ndryshme.

Përveç lëndës narkotike të arrestuarve iu sekuestruan edhe 14 celularë dhe një automjet.

Tv Klan