Krusita flet për eksperiencën tek “Kënga Magjike” (Video)

Krusita flet për eksperiencën tek “Kënga Magjike” (Video)

19:15 12/12/2018

Ajo ka një zë të fuqishëm dhe me ngjyrë të veçantë. Në fakt e kemi parë që fëmijë të spikasë për talentin e saj në muzikë, si pjesëmarrëse në spektaklin “Gjeniu i Vogël 4”, ku triumfoi si fituese e vendit të parë.

Por këngëtarja Krusita Stafa është rikthyer në vëmendjen e publikut tashmë e rritur, me një zë më të pjekur, si pjesë e konkurimit tek edicioni i 20-të në festivalin “Kënga Magjike”, ku jo vetëm që kënga e saj me titull “Akull” u pëlqye dhe u përhap shumë, por u vlerësua edhe me një çmim.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu më tepër për pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”. Këngëtarja u shpall fituese e çmimit “Best to invest”, ndërkohë që shtoi se qëllimi i saj ishte çmimi “Best New Artist”.

“Për mua ishte pauzë e gjatë që nga koha kur kam qenë pjesë e Gjeniut të Vogël, në moshën 11-vjeçare. Kur u riktheva kisha shumë emocione dhe frikë, nëse do të pritej mirë kënga ime. Por kënga u prit shumë mirë dhe unë ndihem shumë e lumtur. Për këngën “Akull” kam punuar shumë, rreth 6 muaj dhe po të lodhesh merr edhe kënaqësi. Edhe pse qëllimi im ishte të merrja çmimin “Best New Artist”, sërish u ndjeva mirë kur mora çmimin “Best to invest”. Edhe pse studioj për Drejtësi, unë do vazhdoj të merrem me muzikë. Nuk do të shkëputem më. Nuk dua të zbuloj shumë gjëra, sepse edhe vetë nuk i kam idetë e qarta. Ndoshta këtë herë do vij me një bashkëpunim dhe me videoklip. Nuk do të jetë baladë

”, tha Krusita.

Lidhur me eksperiencën e saj tek “Gjeniu i Vogël” Krusita tha se për të ka qenë një eksperiencë e bukur për të cilën e merr malli.

“Gjeniu i Vogël ka qenë një shkollë shumë e mirë për mua, ka qenë eksperiencë e bukur dhe mua më merr malli”

, tha këngëtarja.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT