Këngëtarja e parë që nis javën e shtatë të artistëve “Big” në festivalin “Kënga Magjike 2021” është Krusita me këngën e saj “Kam mbijetu”.

Krusita studion për drejtësi. Ajo është shpallur fituese e spektaklit “Gjeniu i Vogël 4” në Tv Klan. Në “Kënga Magjike 2018”, nga “New Artist” bëhet “BIG” nga votat e artistëve. Kënga “Akull” numëron mbi 11 milionë klikime në YouTube. Në vitin 2020 publikoi klipin e saj të parë “Djali m’la”.

Ardit Gjebrea: Po pse zbathur?

Krusita: Po thash të vij e veçantë, plus kjo ishte zgjedhja e Fifit, duhet të pyesim Fifin.

Ardit Gjebrea heq këpucët dhe më pas vazhdon me pyetjen e radhës për Krusitën.

Ardit Gjebrea: Kënga jote titullohet “Kam mbijetu”, si është të mbijetosh në kategorinë “Big” dhe pa çfarë nuk mbijeton dot ti?

Krusita: Unë nuk mbijetoj dot pa dashuri, pavarësisht se kënga i kushtohet dashurisë edhe frikës për të dashuruar. Unë nuk mbijetoj dot pa dashuri.

Ardit Gjebrea: Sa mirë qenka zbathur, ku paskam qenë nuk i dua këto fare. Jam rehat!

Edhe për Krusitën fansat e festivalit kanë një pyetje:
A je xheloze? Të ka ndodhur të zihesh për ndonjë mashkull dhe çfarë mendimi ke për njerëzit posesivë?

Krusita: Po jam xheloze kur dua dikë me gjithë zemër.

Ardit Gjebrea: Të ka ndodhur që të zihesh me ndonjë për xhelozi?

Krusita: Patjetër që po, të gjithëve na ka ndodhur.

Ardit Gjebrea: Dhe ç’mendim ke për njerëzit posesivë?

Krusita: Mendoj që gjërat duhet t’i marrim më me sportivitet dhe mos të marrim flakë. Duhet të jemi më të çiltër dhe më pozitivë./tvklan.al