Kryebashkiakët demokratë nuk pranojnë të dorëzojnë zyrat, të zgjedhurve të 30 Qershorit. Pas një takimi me kreun e Partisë Demokratike Basha, Xhelal Mziu i Bashkisë së Kamzës dhe Agron Kapllanaj i Bashksië së Mallakastrës, theksojnë se zyrat e tyre do të lirohen pas zgjedhjeve legjitime.

Më i rezervuar u shfaq në qëndrim kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ai i shpreh se nuk mund të flasë personalisht.

Kryebashkiakët theksuan se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 13 Tetor në përputhje me dekretin e Presidentit Meta. Ata thanë se në ditët në vijim do të denoncojnë të gjitha manipulimet që ka pasur procesi i zgjedhjeve.

Tv Klan