Ai që u cilësua

si vendim personal i kryebashkiakëve të djathtë për të mos dalë nga zyrat e

tyre pas mbarimit të mandatit në muajin gusht, tashmë ka marrë edhe mbështetjen

e Lulzim Bashës.

Nga Selenica e

Vlorës ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Basha duke e

konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjore votimet e 30

Qershorit, tha se Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim

Shameti dhe se ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje

të rregullta e demokratike.

Në një tjetër

takim me strukturat e PD së Vlorës, Basha tha se përmes refuzimit të

shqiptarëve në  30 qershor u provua se

qeveria Rama është më antipopullorja.

Opozita pas bojkotit të zgjedhjeve lokale rinisi aksionin e saj në sheshe me qytetarët. Axhenda e protestave dhe qëndrimi që opozita do të mbajë pritet të diskutohet në mbledhjen e pasdites që kryedemokrati do të zhvillojë me Kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët e djathtë.

Tv Klan