Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia për pengim të zgjedhjeve.

Në njoftim thuhet se kryebashkiakja ka urdhëruar me shkrim punonjësit në varësi të saj të mbyllin 53 qendra votimi  të cilat administrohen nga Bashkia e Shkodrës.

Policia thekson më tej se duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi  është bërë pengesë për procesin zgjedhor.

Tv Klan