Kryebashkiaku Edi Rama shpërndan dhurata për fëmijët e varfër (31 Dhjetor 2002)


Kryebashkiaku Edi Rama shpërndan dhurata për fëmijët e varfër (31 Dhjetor 2002)

15:32 31/12/2002

Dhurata për familjet e varfra të familjeve të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet minibashkive 1000 familje të varfra të cilëve sot u janë dhënë ndihma në veshmbathje dhe lodra për fëmijë.

Pas incidentit të ndodhur në Pallatin e Sportit në kryeqytet. Ku dhurata u rrëmbyen në mënyrë të dhunshme nga familjarët e 1500 fëmijëve të varfër, kryebashkiaku Edi Rama së bashku me specialistë të bashkisë ka zgjedhur vizitat në familje.

Duke dhënë  urimin e ndërrimit të viteve ai u shpreh:

Edi Rama: Me këtë rast dua të them se ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Natyrisht që ky maksimumi jonë është shumë pak në raport me nevojat e njerëzve. Ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë se kaq sot për sot dhe meqë dje s’ishit shumë aktiv në transmetimin e kaosit që ndodhi në Pallatin e Sportit, unë do doja t’ju thosha që bashkërisht, ju dhe ne duhet ët kuptojmë se shkaktarët kryesor të atij kaosi jemi ne të gjithë bashkë dhe jo ata fëmijë që ndoshta shikonin dhurata për herë të parë në jetën e tyre dhe jo e atyre prindërve që kishin mundësinë e vetme që të  çonin dhurata në shtëpi fëmijëve të shumtë. Pra kur them që shkaktarët e atij kaosi jemi ne, dua të them që për ata kaos janë përgjegjës ata që kanë drejtuar Shqipërinë për 12 vjet. Janë përgjegjës ata që në vend që të merren me problemet e njerëzve dhe të sensibiliziojnë vendimmarrjen e problemeve të njerëzve merren me çfarë i tha ky atij, me kë u martua me kë, kush u nda me kë. Kush do ja fusi këtij e kush do ja fusi atij. Gëzuar Vitin e Ri!

Dhuratat janë përbërë kryesisht nga rroba për fëmijë të vegjël si dhe ndihma për të rritur./tvklan.al










Të ngjashme