Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se është infektuar nga virusi. Veliaj shprehet se testi ka rezultuar pozitiv, por ai dhe familja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në postimin e tij, ai bën të ditur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Kryebashkiaku gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi.

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”/tvklan.al