Suli: Dorëzova disa dokumente për hetimet

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, u paraqit sërish në Prokurorinë e Posaçme këtë të mërkurë.

Të hënën ai u pyet nga hetuesit e SPAK në lidhje me dëmshpërblimet për tërmetin dhe disa tendera në bashki.

Kryebashkiaku kërkoi kohë nga hetuesit në mënyrë që të dorëzonte shpjegime shtesë dhe dokumente për hetimet. Në dalje nga SPAK, Suli ka konsideruar shpifje kallëzimet ndaj tij.

“Janë shpifje, shpifje, shpifje dhe nuk përbaltet dot puna titanike e Bashkisë së Kamzës. Dhe qëllimi im ishte sot për të bërë transparencë”.

SPAK ka regjistruar hetimet për disa vepra penale ndaj Sulit, më e rënda është ajo e korrupsionit.

Tv Klan