Vetëm një ditë para seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkruan se do të rikthehet aty për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar.
Sipas Veliajt, prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve të tij politikë në opozitë.
Për Veliajn shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci.
Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit, sipas Veliajt, është në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.
Klan News