Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, ka prezantuar sot dy nënkryetarët dhe shefin e urbanistikës së kryeqytetit.

Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë:- “Jam shumë i kënaqur t’iu prezantoj sot dy nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës, zotin Blendi Gonxhe dhe zotin Artan Lame, të cilët tashmë janë pjesë e ekipit me të cilin unë ndërmarrë iniciativat e mia dhe njëkohësisht jam shumë i kënaqur t’iu prezantoj dhe drejtorin e ardhshëm të urbanistikës së kryeqytetit zotin Daniel Gjoni”.

Për caktimin e dy nënkryetarëve, Rama është përpjekur mjaft për të vënë në krah të tij, dy njerëz jashtë strukturave të PS. Gjithçka do ta bëjë ndryshe, ka deklaruar ditën e parë të punës kryetari i bashkisë Rama, i cili nënvizoi se i qëndron premtimit për të ndryshuar pamjen e rrugëve të kryeqytetit brenda 100 ditëve. Përsa i përket administratës së bashkisë, Rama tha, se ai dhe stafi i tij, nuk paragjykojnë askënd, kush është i aftë do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij në Bashkinë e Tiranës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego