Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas urdhrit për largimin nga rruga “Çamëria” e të gjithë shitësve ambulant, ka mbërritur sot mes tregtarëve kryebashkiaku Rama. Në këtë njësi bashkiake, Rama është takuar me tregtarë shumice, ambulantë të larguar, por edhe banorë të kësaj zone. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e të gjitha palëve, tregtarëve ambulant që ankohen, se s’kanë ku të shkojnë, banorëve që nuk kanë nga të kalojnë, kryebashkiaku Rama ka hedhur idenë e një rruge model.

Blendi Gonxhe:- “Hyrjet e dyqaneve do të jenë pothuajse të njëllojta, do të ketë dalje, hyrje, përshtatje, në mënyrë që të unifikohet gjithë fasada e këtyre dyqaneve nga të dyja krahët, do të ribëhen trotuaret, do të vendoset ndriçimi pedonal dhe për këtë gjë bashkia është e gatshme të paguajë në rast se tregtarët mbajnë një peshë kryesore, në shumën që do të paguhet për riparimin e kësaj rruge”.

Ka kaluar koha kur të gjithë tregtonin bashkë e rrëmujë. Për momentin, kryetari i bashkisë Edi Rama iu ka kërkuar të mos hedhin asnjë investim mbi dyqanet e tyre, pasi shumë shpejt, projekti i bashkisë do të vihet në zbatim./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti