Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje vendeve europiane të mos e largojnë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Gjatë fjalës në parlamentin gjerman për politikën e jashtme të vendit të tij, Maas kërkoi që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një perspektivë e qartë europiane përpara vende si fuqi globale si Kina të zëvendësojnë BE-në si faktor kryesor në rajon .

“Një temë me të cilën jemi marrë javët dhe muajt e fundit është si do të veprojmë me Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme që t’u japim këtyre vendeve një perspektivë europiane të sigurt. Në të kundërt ato do të drejtohen drejt vendeve të tjera, si Kina, që gjithmonë janë të gatshme dhe nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne.”

Të njëjtin shqetësim shtroi të mërkurën në Parlamentin Europian, kryekomisioneri Jean Claude Juncker, i cili kërkoi unitet mes vendeve europiane për të anëtarësuar Ballkanin Perëndimor. Në të kundër ai paralajmëroi vështirësi të mëdha për unionin, kur rajoni më i afërt fqinjë të drejtohet nga fuqi kundërshtare.

Tv Klan