E ashpër në reagimin e saj ndaj europarlamentarit Knut Fleckenstein ishte mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Blendi Feviu lidhur me deklaratat e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili sipas deklaratës së Kuvendit të Shqipërisë, në takimin me Kryeparlamentarin Ruçi ka thënë se “Zonja e Parë” e vendit nuk duhet të pengojë negociatat.

Fevziu: A mendoni se po pengoni integrimin e Shqipërisë? Jua tha zoti Fleckenstein, i bëj thirrje Zonjës së Parë të mos ndalojë Integrimin.

Kryemadhi: Unë mendoj që deklarata e Fleckenstein është, është gjuhë shumë vulgare. Fleckenstein duhet të kuptojë që nuk është zot i shtëpisë së vet këtu, sepse shqiptarët kanë zot. E dyta, uroj që Zoti Fleckestein të jetë kandidat sërish dhe e treta, sa certifikata lindjeje ka zoti Fleckenstein tek shtëpia e vet, ne kemi diploma universiteti, pavarësisht se janë apo s’janë universitete shqiptare, ta dijë se nuk janë universitetet që ka mbyllur Edi Rama. Zoti Fleckenstein e para e punës uroj që të ketë qenë esëll kur e ka bërë atë deklaratë, e dyta i kam kërkuar Komisionit Europian të sqarojë nëse është e vërtetë deklarata apo jo. Jo, nuk e tha live në Tv, e nxori Kuvendi i Shqipërisë si deklaratë, live tha Kryetarja e LSI-së. Unë po pres reagimin zyrtar nëse është e vërtetë. Por nuk më shqetëson fare, çdo grua shqiptare është zonjë e parë.

Kryemadhi tha se 58 për qind e shqiptarëve nuk mendojnë se këtë krizë mund ta zgjidhin ndërkombëtarët.

Në lidhje me takimin, për të cilin Fleckenstein tha se kishte mbetur i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi tha se eurodeputeti ishte ngritur nga tavolina kur i kishte përmendur dosjen 339 dhe bandat e drogës.

Fleckenstein kur ishim në takim, kur u diskutua dosja 339 u çua nga tavolina dhe iku. Nuk e di pse, unë di të them që edhe kur përmenda bandat e drogës, të trafikut të drogës të Hamburgut ,ajo siç duket e irritoi më shumë seç duhet. Nuk duhet të harrojmë që zoti Fleckenstein është eurodeputet nga Hamburgu dhe ndoshta mund t’i ketë bërë ndonjë premtim zoti Rama që gjithë kontingjenti shqiptar i zotit Rama që punon dhe jeton në Hamburg t’i shërbejë zotit Knut për vota

”.

/tvklan.al