Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Kryemadhi tha se LSI ka humbur zgjedhjet, por hodhi akuza për tjetërsim të votave.  Teksa bëri një analizë të arritjes së të këtij rezultati negativ, Kryemadhi i kërkoi falje dhe Presidentit në emrin e saj dhe partisë që drejton për strategjinë e gabuar të zgjedhur duke nisur që nga djegia e mandateve dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, se ata fituesit e vërtetë. Uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për në Shqipëri. Dua të falenderoj 100 mijë votuesve  vlefshëm që i dhanë votën për LSI. Ky është një falenderim për të gjithë burrat dhe gratë që nuk u intimiduan dhe nuk u shitën. Makineria mediatike, politike-oligarkike kundër LSI që nuk ndaloi që në momentin ne zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat, që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dashje pa dashje i dhamë Ramës të gjitha pushtetet.

Kjo gjë tregoi se shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë, ndaj në emër të LSI dhe timit personal dua t’i kërkoj falje për strategjinë e gabuar duke nisur që nga djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhje, që solli vetëm rrëmbimin e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët. LSI ishte përball një padrejtësie të madhe, e vuri Shqipërinë në një udhëkqyr, dhe i dha hapësirë bandave dhe krimit, për të tjetërsuar dhe shformuar çdo vendim të qytetarëve shqiptarë.

Ne nuk do të tërhiqemi por do ta vazhdojmë betejën tonë me tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe dhe do të jetë në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. LSI do të vijojë denoncimet e saj në mënyrë të pashtershme“, tha kryetarja e LSI.

Më tej kryetarja e LSI ka hedhur akuza për blerje votash duke thënë se i janë hequr pa të drejtë 3 mandate, në Durrës, Korçë dhe Berat./tvklan.al