Kryemadhi: Kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do të jetë vetëgjyqësia

Kryemadhi: Kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do të jetë vetëgjyqësia

21:43 20/06/2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi për emisionin “Opinion” në Tv Klan se mungesa e Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në vetëgjyqësi.

Ditën e premte opozita e bashkuar do të mbajën protestën e radhës në orën 20:00 dhe sipas Kryemadhit, tashmë opozita nuk ka më përgjegjësi dhe ajo i takon kryeminsitrit Rama.

Blendi Fevziu: Do jeni nesër e pranishme në protestë?

Monika Kryemadhi: Patjetër…sapo jam kthyer nga Elbasani, dje kam qenë në Fier dhe në Lushnje. Në takime dhe në kontake me njerëzit. Situata është më keq se sa e shikoni ju në media.

Blendi Fevziu: Jo, jo nuk është me keq se ç’po e them unë në studio dhe kam frikë se mos shkojë me keq. Cila është përgjegjësia juaj si opozitë në këtë situatë?

Monika Kryemadhi: Përgjegjësia e opozitës ka mbaruar, është përgjegjësia e kryeministrit…. Ne sot jemi njësoj si të gjithë qytetarët. Ju thatë se 20 mijë njerëz kanë votuar dhe 87% kanë skandalizuar me përgjimet e ‘Bild”. Dhe të gjithë këtë teatër që shikojmë është një teatër kërkon të largojë përgjegjësinë. Ne si opozitë nuk kemi lënë mandatet sepse kemi një qeveri dhe parlament ilegjimit. Kemi një parlament i cili ka deformuar zgjedhjet e vitit 2017.

Blendi Fevziu: Kush e cakton që parlamenti është legjitim apo ilegjitim? Me hamendje do e vendosim?

Monika Kryemadhi: Në fakt kjo pyetje ka nja dy vjet që e themi, kush do e tregonte që ligji për teatrin ishte i ligjshëm apo i paligjshëm.

Blendi Fevziu: Gjykata Kushtetuese patjetër…

Monika Kryemadhi: Ligji për dividentin i cili është një vjedhje, shkelje kushtetuese, por dhe falsifikim në Komisionin e Ekonomisë.

Blendi Fevziu: Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese…

Monika Kryemadhi: Mirë më fal kur s’ka Gjykatë Kushtetuese,  atëherë kush do t’i vendosi,  do të jetë vetëgjyqësia…

Blendi Fevziu: A vetëgjyqësia, çdo me thënë ku na çon vetëgjyqësia?

Monika Kryemadhi: Dakort, Zoti Rama ka marrë 2000 mijë policë që ka shkuar në Shkodër, dhe duhet të mbajë dikush përgjegjësi, pasi Policia e Shtetit nuk duhet të jetë në fushata politike. Policia ka shkelur ligjin, drejtori Forcave Speciale, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme. Kryeministri nuk po shkon si kryeministër për tu takuar me qytetarët, por po shkon si kryetar i PS. Atëherë policia ka për detyrë siç siguron kryetarin e PS, të sigurojë dhe Astrit Patozin, kryetarin e Bindjes Demokratike. /tvklan.al

 

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori