Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi denoncoi sot nga selia e partisë së saj atë që e quan “afera e inceneratorëve”, ku publikoi dokumente dhe shkresa zyrtare duke akuzuar me emra ish-ministrin e Mjedisit nga LSI Lefter Kokën dhe zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Sonte, sikurse ishte paralajmëruar ditën e hënë, Kryemadhi e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka bërë deklarata shtesë për denoncimin e saj.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si ka mundësi që LSI nuk kishte dijeni për inceneratorët kur ka qenë në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe për më tepër që ishte e përfshirë Ministria e drejtuar nga një eksponent i saj si Lefter Koka, Kryemadhi u shpreh se këtë fakt e mësuan pas zgjedhjeve kur dolën në opozitë.

Madje, kryetarja e LSI shtoi se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i kishte kërkuar që të mos fliste për inceneratorët.

Sapo jam informuar që kam marrë materialin para disa ditësh duke ndjekur hgap pas hapi gjërat. Ka një gjë që të bën përshtypje që për herë të parë shikoja një firmë të Kryeministrit Edi Rama në një vendim qeverie. Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur në Nëntor të 2017. Asnjëri nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë por edhe ministrat e tjerë që kanë qenë në qeveri nuk kanë pasur dijeni. Ka vetëm një letër të z.Vasili që ja drejton Këshillit të Bashkisë Fier që kërkonte bashkëbisedim me grupet e interesit. Unër për herë të parë kam dëgjuar për inceneratorët kur kam shkuar në Mbrostar. Aty kam dëgjuar pë herë të parë kur z.Koka është ankuar te ish-kryetari i partisë (Ilir Meta). Dhe unë i kam thënë ti e di shumë mirë qëndrimin tim. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje”, tha ndër të tjera Kryemadhi. /tvklan.al