Kur pyetet për një marrëveshje të mundshme mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, ish-deputetja e LSI, Klajda Gjoshaj është e mendimit se ajo e 2017-s i ka vënë kapakun çdo marrëveshjeje dhe nuk mund të përsëritet, pasi do të ishte vetëvrasje për Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj. Ndërsa kur Blendi Fevziu sjell në vëmendje deklaratën e Presidentit se Kryemadhi është paketë me Bashën, Gjoshaj thotë se PD dhe LSI janë dy parti totalisht të ndryshme. Në emisionin “Opinion”, Gjoshaj u shpreh se Reforma Zgjedhore është i vetmi instrument që mund të garantojnë qytetarët shqiptarë, por dhe opozitën që të hyjë në zgjedhje. Ish-deputetja tha se LSI është e gatshme që nesër të marrë pjesë në zgjedhje, kurdo që ato të ndodhin.

Tre teza kishte presidenti: Një lloj ironie për një marrëveshje të mundshme, Basha-Rama dhe e dyta, opozita duhet të hyjë në zgjedhje dhe nuk do të ketë më tolerim tha, si ai i pari që shtyva datën e zgjedhjeve.

Tani nëse flasim për marrëveshje Rama-Basha, besoj se ajo e 2017-s i ka vënë kapak të gjitha marrëveshjeve, sepse është pikërisht ajo marrëveshje që ka degraduar qeverisjen e vendit deri në këtë pikë ku ne kemi arritur sot.

Vetëm një gjë, Presidenti tha se zonja Kryemadhi është paketë me Bashën dhe ishte shumë i mërzitur për këtë.

Ne jemi LSI dhe kjo është një parti që ka integritetin e vet, ka emrin e vet, ka personazhet politike të saj dhe besoj se disa prej tyre janë realisht shumë të spikatur dhe shumë aktivë në politikën shqiptare, nuk jemi dy parti të njëjta, jemi totalisht të ndryshme. Por nuk mendoj se marrëveshja e 2017-s mund të përsëritet, sepse do të ishte jo vetëm një vetëvrasje politike për PD, apo dhe për lidershipin e saj, por edhe më tej për mënyrën sesi do të vazhdojë qeverisja në këtë vend. Mendoj që në Shqipëri politikanët nuk e kanë kulturën e të bërit një marrëveshje, e të mbajtjes së fjalës, apo edhe të përzgjedhjes së prioriteteve kombëtare në këtë vend. Këtu duhet të jenë marrëveshjet tek prioritetet kombëtare, duhet të jenë te reformat kryesore. Tek ajo që ne vendosim për një reformë sot dhe nesër ndryshon qeverisja dhe fillon reforma në fillimi, sepse bëhet në bazë të interesit të partisë që fiton zgjedhjet. Mendoj që këtu ndahemi dhe realisht unë uroj që të tilla marrëveshje të mos ketë kurrë Shqipëria. Dialog politik patjetër që po, Reforma Zgjedhore, patjetër që po. Reforma Zgjedhore është i vetmi instrument që mund të garantojë qytetarët shqiptarë, por dhe opozitën që të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë zgjedhjet me ndershmëri dhe me votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. LSI është e gatshme që nesër të marrë pjesë në zgjedhje, kurdo që ato të ndodhin, kurdo që të vendosen. Ne jemi shumë të gatshëm për t’u përballur me votën e qytetarëve, vetëm shpresoj shumë që aktorët e përgjimeve të mos jenë sërish ata që do të mbajnë rolin kryesor të administrimit të zgjedhjeve edhe në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al