Kryetarja e LSI: Në zgjedhje presim fitore spektakolare, ne mbajmë premtimet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se forca politike që ajo drejton do të ketë rezultate suprizë në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Në prezantimin e kandidatëve për deputet në këtë qark, Kryemadhi tha se LSI do të largojë qeverinë “Rama” dhe pas 25 Prillit, LSI do të ketë një rol të rëndësishëm për politikë bërjen në Shqipëri.

“LSI do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori të re.”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, iu kërkoi qytetarëve që të shkojnë në çdo shtëpi për të kërkuar votën për këtë forcë politike, duke thënë se është vetmja që mban premtimet.

“Secili nga ne duhet të punojë çdo ditë, duke trokitur derë më derë për të shtuar çdo ditë nga një votë.”

Lëvizja Socialiste për Integrim, shkon në zgjedhjet e 25 Prillit me lista të ndara nga koalicioni opozitar “Aleanca për Ndryshim”, ndërsa me Partinë Demokratike ka një marrëveshje me të cilën koordinohet për përfaqësimin në qeverisje, nëse tirumfojnë në garën elektorale.

Klan News