“Ramën po e braktistin çdo ditë socialistët”

Nga Njësia 8 në kryeqytet ku vijoi fushatën e saj elektorale, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u zotua për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ndërsa për ato familje që u janë prishur shtëpitë gjatë këtyre viteve, ajo premtoi dëmshpërblim të plotë.

E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do t’i dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do t’u dalim për zot legalizimeve të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo”.

Ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama se me qeverisjen e tij ka varfëruar shqiptarët dhe ka vrarë shpresën tek rinia, tha se ai po braktiset edhe nga socialistët.

“Socialiste, socialistët sot më shumë  se kurrë po bashkohen të gjithë bashkë nën siglën e LSI-së, sepse ajo që është më e rëndësishme për ne është ndjenja e solidaritetit, është bashkëpunimi, është t’i japim dorën njëri – tjetrit, çdo socialisti, dhe jo për ta kthyer në allishverishe dhe qoka midis njëri – tjetrit, sepse socialistët e vërtetë janë ata që kanë aspiruar për social-demokracinë, për solidaritetin dhe për vlerat e të majtës në Shqipëri”.

Tv Klan