Kryemadhi pranon mandatin në Fier




Kryemadhi pranon mandatin në Fier

15:20 21/06/2021

LSI “Partia e Rinisë”, le të rinjtë jashtë parlamentit

Kryemadhi zgjedh mandatin  në Fier, djeg mundësinë e Kejdi Mehmetajt, fut në Kuvend Vasilin

Partia e të rinjve, por pa të rinj në parlament. Kështu vendosi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila zgjodhi të shkojë në Kuvend si e zgjedhura e qarkut të Fierit duke i hequr mundësinë Kejdi Mehmetajt për të qenë në Kuvend në Shtator, dikur deputetja më e re e parlamentit shqiptar.

Në shkresën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja e LSI refuzon mandatin që ka marrë në qarkun e Tiranës, duke i hapur rrugë nënkryetarit të partisë së saj Petrit Vasili për të qenë deputet i ardhshëm.

Petrit Vasili i renditur i treti në qarkun e Tiranës, arriti të fitojë vetëm 362 vota, më pak se Kejdi Mehmetaj në Fier e cila arriti të merrte 712 vota.

Ndër të tjera, Petrit Vasili renditet me rezultatin më të dobët në zgjedhje për listën e kryeqytetit, krahasuar me figura të tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu si dhe Floida Kërpaci.

LSI në zgjedhjet e 25 Prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.

Klan News





Të ngjashme