Padisë së PD-së dhe LSI-së në Prokurori ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ish-oficerin e policisë, Emiliano Nuhu “horr”, kreu i qeverisë iu përgjigj me një status në rrjetet sociale. “

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht. Gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon

”, shkroi Rama.

Këtij komenti i ka kthyer përgjigje të ashpër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.  Nga studioja e “Opinion”, ajo tha se dy gjysmagjela do të bëjnë një gjel që do t’i nxjerrë sytë Ramës.

Blendi Fevziu: Një gjysmagjel ju quan kryeministri Rama ju dhe gjysmagjeli tjetër PD…

Monika Kryemadhi:

Gjysmagjeli tek përralla bënte flori. E dinë të gjithë shqiptarët. Edhe këta gjymsagjelët, plotësojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një gjel që ka për t’ia nxjerrë sytë Edi Ramës. Po të ishte Edi Rama i pafajshëm nuk e bënte atë status. Ai e di shumë mirë se paditë në Prokurori mbeten aty.

Më tej, Kryemadhi tha se Rama jeton në një përrallë, e cila do të përfundojë në mënyrë të hidhur për të.

Ai ka ndërtuar një realitet të vetin virtual ku në fakt, viktimat e këtij realiteti janë shqiptarët, dëmin më të madh të cilëve ua bën duke ndenjur çdo ditë dhe më shumë. Sigurisht përralla e tij nuk do të ketë fundin e lumtur, pasi gjithmonë fiton populli dhe jo mbreti dhe për hir të së vërtetës, përralla e tij do të ketë një përfundim shumë të hidhur për të kur të fitojë populli. Do të ketë kosto, sigurisht që do të ketë kosto.

/tvklan.al