Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, thotë se akuzat e dala në media për të në lidhje me marrjen e parave ruse, dolën tani për shkak të një letërporosia që mund të mbërrijë për Kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi thotë se akuzat e bëra për të janë për të hequr vëmendjen.

Blendi Fevziu: Pse vetëm për ju këto? Se mund t’i sajonin për z.Berisha. Mund t’i sajonin për z.Meta. Pse për ju?

Monika Kryemadhi: Sepse kam frikë se shumë shpejt do të trokasë një letërporosi për z.Rama. Dhe gjithmonë sa herë z.Rama i vjen diçka për t’i rrezikuar çështjet e problematikave të marrëdhënieve të tij me partnerët strategjikë që cënojnë sigurinë jo vetëm kombëtare por dhe rajonale, z.Rama gjithmonë nxjerr nga këto fatura siç ishte rasti në Shtator që ka qenë thirrja për McGonigal ku z.Rama përmendej me emër dhe mbiemër si Kryeministër shqiptar, korruptimin e një agjenti të lartë siç ishte FBI, dolën faturat që Monika Kryemadhi kishte 285 mijë Euro operacione plastike. /tvklan.al