Sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aspiron që të bëhet kryetar i Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të ardhshme.

Këtë betejë, kryetarja e LSI-së e konsideroi si një betejë që nuk është e shqiptarëve, por e Ramës dhe Veliajt.

Arian Çani: Është e vërtetë që edhe ky i Bashkisë ju jep informacione kundër Ramës? A më konfirmon që vijnë edhe nga Bashkia informacione?

Monika Kryemadhi: Ka socialistë të ndershëm sa të duash. Nuk është problemi aty, por beteja midis…

Arian Çani: Ai do të jetë i rrezikshëm shumë.

Arjan Curi: Nuk e sulmon fare as PD as LSI, ai është disa fish më i sofistikuar.

Monika Kryemadhi: A mund të flasim pak për këtë që thoni ju?

Arian Çani: Flasim, por ti kërkon t’i bësh bisht kësaj që të thash unë.

Monika Kryemadhi: Jo nuk kërkoj t’i bëj bisht, por beteja midis atyre të dyve është shumë e madhe, sepse mbas 25 Prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i Partisë Socialiste.

Arian Çani: Po pra.

Monika Kryemadhi: Dhe kjo nuk është beteja e shqiptarëve.

Arjan Curi: Duhet të iki Rama që të bëhet ai kryetar i Partisë Socialiste.

Monika Kryemadhi: Kjo nuk është beteja e shqiptarëve, kjo është betejë midis atyre të dyve.

Arian Çani: Po në fund e hanë shqiptarët.

Arjan Curi: Jo, fitoni ju nga kjo.

Arian Çani: Ça fitojnë këta? Këta ngelen opozitë prapë.

Monika Kryemadhi: Nuk është çështje opozite.

Arjan Curi: LSI do jetë ofertuesi më i madh.

Arian Çani: Jo, nuk bën Monika nga ato. Po bëri nga ato u zhduk.

Arjan Curi: Unë nuk di ç’bën Monika unë di ç’ka bërë LSI deri më sot. Mbase se bën Monika.

Arian Çani: LSI ka qenë e detyruar të luajë më parë, kësaj radhe më duket se është fundi o fiton, o ikin.

Arjan Curi: LSI fuqinë dhe pushtetin e saj e nxjerr nga të qëndruarit në qeveri, në opozitë i ikin njerëzit.

Monika Kryemadhi: LSI i ka rritur kuotizacionet e saj në tre vjet opozitë./tvklan.al