Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian.

Takimi është zhvilluar online në kuadër të masave mbrojtëse të koronavirusit. Liderët diskutuan për situatën e krijuar nga COVID-19 që ka paralizuar gjithë Europën dhe për ndikimin që do të ketë në ekonomi.

Mbledhja e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar. Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin. Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri thotë se me homologët e tij diskutoi edhe për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vepruar shpejtë e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”, thotë Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al