Para anëtarësimit të gjashtë shtetet ballkanike të heqin kufijtë

Sllovenia dhe Republika Çeke pritet që të propozojnë shteteve anëtare të BE-së që t’i ofrojë rajonit perspektivën e anëtarësimit në Zonën Shengen shteteve ballkanike përpara se ata të jenë politikisht pjesë e familjes evropiane.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor është një proces kompleks që do të marrë një kohë të gjatë, por deri atëherë te heqim kufijtë mes tyre dhe me BE-ne ka deklaruar Kryeministri çek Andrej Babiš.

“Pse nuk po flasim për Shengenin? Zgjerimi i Shengenit është shumë më i lehtë sesa zgjerimi i Bashkimit Evropian. Për hir të sigurisë së Evropës, ne gjithashtu duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në Shengen nëse ato i plotësojnë kushtet. Së pari duhet të jetë Serbia, pasi ajo është në rrugën e migrimit ilegal dhe po lufton në mënyrë aktive kundër refugjatëve të paligjshëm”.

Sipas Babiš, zgjerimi i Zonës Shengen do të ndihmonte ndjeshëm në ndalimin e migrimit ilegal. Kryeministri cek përsëriti gjithashtu se përveç shteteve anëtare të BE -së, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, se edhe Serbia duhet të pranohet në Zonën Shengen.

Babiš deklaroi se sistemi aktual nuk po funksionon. Kur u pyet nëse duhej të zgjidhte midis kufijve shtetërorë dhe Shengen, ai u përgjigj se do të zgjidhte kufijtë shtetërorë.

Babiš e konsideron “absurde” që, për shembull, Bullgaria ka pritur për dhjetë vjet që të përfshihet në Shengen, “ndërsa ruan kufirin më mirë” sesa disa vende të Shengenit.

Kryeministri slloven Janez Janša ka premtuar se do ta propozojë këtë si një temë për diskutim në takimin e ardhshëm joformal të Këshillit Evropian më 6 Tetor,” shtoi Babiš.

Sllovenia aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE -së, dhe përparësia e saj është zgjerimi i BE -së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Klan News