Kryeministri Conte për negociatat: Dita e djeshme, gabim historik

Posta

Kryeministri Conte për negociatat: Dita e djeshme, gabim historik

11:17 18/10/2019

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka thënë se samiti i 17 Tetorit do të mbahet mend si një gabim historik i vendeve të Bashkimit Europian, që nuk arritën konsensus për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për gazetarët në Bruksel mëngjesin e së premtes përpara nisjes së mbledhjes ku do të merret vendimi përfundimtar, Conte u shpreh: “Diskutimet për zgjerimin e BE shkuan keq. U thashë homologëve të mi se kjo datë do të mbetet në histori. Ato vende prej kohësh kanë dashur të bëhen pjesë e Evropës dhe aspirata e tyre është anëtarësimi në BE. Dita e djeshme do të mbahet mend si një gabim historik”.

Kryeministri Conte shprehu mbështetjen e tij për qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Popujt e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë bërë përpjekje të mëdha. Italia do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre”, tha Kryeministri italian. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi