Këto janë pamjet kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, në Vatikan. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho, ata shkëmbyen dhurata me Atin e Shenjtë. Një ndër dhuratat më të veçanta ishte letra e At Gjergj Fishtës, që Kryeministri ia dhuroi Papa Françeskut.

“Aty është një letër e Atit, është një letër shumë e bukur, shumë e famshme”, u shpreh Rama.

Më herët Kryeministri ka vendosur dhe lule dhe qirinj në varrin e Shën Palit dhe Papa Klementit të XI i ashtuquajturi si Papa shqiptar e që këtë vit shënohet dhe 300-vjetori i lindjes së tij.

30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, në prag dhe të festive tona kombëtare është kujtuar me një ceremoni të organizuar nga drejtuesja e ambasadës tonë në Vatikan Majlinda Doda, në të cilën mori pjesë kryeministri Edi Rama me familjen e tij dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

Gjatë kësaj ceremonie, Rama vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Nga Roma, Rama po ashtu tha se në Shqipëri do të ndërtohet një faltore kushtuar Shën Terezës./tvklan.al