Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim këtë të hënë nga kryeministri holandez Mark Rutte. Dy kryeministrat pritet që të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më herët, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Gjykatës, Piotr Hofmański dhe Kancelarin Pieter Lewis. Një takim, Rama e ka zhvilluar edhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Takimet e kryeministrit bëhen në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka marrë për Ukrainën dhe ku konfirmohet pjesëmarrja e vendit tonë në Drejtësinë Ndërkombëtare si pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /tvklan.al