Kryeministri i Francës Edouard Philippe ka bërë thirrje për unitet kombëtar dhe është zotuar për ta rivendosur atë, pas trazirave të dhunshme që shpëthyen fundjavën e katërt radhazi.

Policia përdori gaz lotësjellës dhe qëlloi me plumba gome protestuesit për t’i sprapsur. “Jelekverdhët” protestojnë për uljen e taksës së karburantit, ndërsa qeveria u tërhoq nga ky vendim. Tani ata kërkojnë edhe uljen e çmimit që është rritur gjatë këtij viti, duke thënë se politikat e Presidentit Macron ja u kanë bërë jetesën më të vështirë. Më shumë se 1700 persona u shoqëruan nga policia franceze gjatë protestave të dhunshme të së shtunës.

“Diskutimet me protestuesit paqësorë duhet të vazhdojnë”

, tha Kryeministri i Francës.

“Tani duhet të rindërtojnë unitetin kombëtar nëpërmjet dialogut, punës dhe bashkimit”

, shtoi kryeministri, duke thënë se Presidenti Macron së shpejti do të paraqesë disa masa të reja për këtë të nxitur dialogun. Ndërsa ministri i Brendshëm përgëzoi policinë për punën e bërë duke përballuar protestat masive të “jelekëverdhëve”.

/tvklan.al