Jap dorëheqjen! Kështu është drejtuar Barak, kryeministri hebre, kabinetit të tij qeverisës. Pas presionit nga politika e brendshme, kryesisht ajo ekstremiste, ai shpalli zgjedhjet e parakohëshme dhe dje ka paraqitur madje dhe dorëheqjen e tij. Në situatën e krijuar, ku mes Izraelit dhe Palestinës, konflikti më i fundit 11 javor, ka shkaktuar rreth 300 të vdekur dhe kur procesi i paqes në Lindjen e Mesme tani ekziston vetëm në letër, një përshtjellim i tillë parashikon një tërheqje të situatës.

Në skenë tani janë dy emra, Ariel Sharon i cili mbështetet nga ultranacionalistët hebrenj, por që nga opinioni ndërkombëtar njihet si provokues i fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme pas vizitës së bëri në një xhami myslimane dhe ish Kryeminsitri Njetanjahu, i njohur për një politikë të ashpër dhe të ndryshëm nga Baraku me palestinezët./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori