Arrestimi i disa prej ish-luftëtarëve të UÇK-së në Kosovës gjatë ditëve të fundit nga policia e EULEX, ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit Avdullah Hoti.

Ky i fundit në një reagim në Facebook, thotë se hetimet duhet të jenë të pavarura dhe drejtësia është mbi gjithçka. Teksa ka theksuar lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e patjetërsueshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, shkruan Avdullah Hoti. /tvklan.al