Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë kosovare, në një postim në rrjetet sociale. Ai shprehet se nuk ka shenja, përveçse një kolle të lehtë e se duke nisur nga sot, do të jetë në izolim.

“Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti.

Këtë të diel, Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ në betejën me Covid. Në 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 249.

Ndërkohë që kanë rezultuar 245 raste pozitive. Në total, numri i rasteve aktive është 3 687./tvklan.al